Një sherr mes dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotme në vendin e quajtur “Nisharaku”. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta një 48-vjeçar ka goditur një 55-vjeçar.

I plagosuri, Armando Millonaj ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Autori Enton Nushaj është shpallur në kërkim.

Njoftimi;

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: