Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka replikuar me deputeten e PD-së, Albana Vokshi teksa kjo e fundit i kërkoi që të përgënjeshtronte lajmin se raporti i IBAR ishte miratuar nga grupi COELO. Ai tha se opozita kishte smirë politike.
“Më vjen keq që ju keni kontribuuar në 8 mijë akuza të ngecjes së progresit. Si ka mundësi që smira juaj politike ndaj progresit të një shoqërie të tërë, se jeni i vetmi formacion shoqëror që shkoni pas. Shkoni 36 vjet pas. Jeni i vetmi formacion që nuk pasqyroni progresin drejt BE, ndërkohë që Shqipëria ecën. Ngrini akuzat, por unë i kam dëgjuar dhe më parë. I kam dëgjuar kur thoni; kryeministri nuk shkon dot në Amerikë, nuk vazhdon dot Shqipëria të ecë përpara.”, tha ai.
