Policia ka dhënë detaje nga dhunimi ndaj drejtorit të AKU në Shkodër, ngjarje e ndodhur vetëm pak më parë.

Blutë bëjnë me dije se drejtori Ramir Haderi është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër ku ka deklaruar se është goditur me sende të forta nga një shtetas, i cili ende është i paidentifikuar.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb