E kryer, Manchester United arrin akordin me mesfushorin brazilian të Atalantës për 50 mln euro
22 Maj, 2026 13:36
Madhësia e tekstit:
Gjithçka është përfunduar për transferimin e Ederson nga Atalanta te Manchester United, me klubin italian që do të përfitojë 50 milionë euro nga operacioni.
Braziliani, që mbush 27 vjeç në korrik, kishte kontratë deri në vitin 2027, por i kishte komunikuar klubit dëshirën për të mos rinovuar. Ai largohet pas katër sezonesh me Atalantën, ku regjistroi 180 paraqitje, 16 gola dhe 6 asistime në total.
Për të ishte interesuar edhe Atlético Madrid. Në këtë sezon, Ederson zhvilloi 41 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 2 asistime.