Media arabe “Al Arabiya” raporton se sipas burimeve të saj, drafti përfundimtar i një marrëveshjeje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Pakistani, mund të shpallet në orët e ardhshme.

Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje përfshihen një armëpushim i menjëhershëm, garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, si dhe heqja graduale e sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit.

Sipas mediave të Emirateve, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar nga të dyja palët.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka mbajtur një qëndrim më të rezervuar, duke deklaruar se “është bërë përparim, por jemi ende larg marrëveshjes përfundimtare për Hormuzin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb