Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet për kryetarin e PD, ku më pas nisi edhe procesi i numërimit. Procesi nisi në orën 08.00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e PD-së në vend dhe u mbyll në orën 19.00, pasi u shty nga ora 18:00 që ishte lajmëruar më herët.

Në garë është vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së.

Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm
emrin e tij.

Pas përfundimit të votimit, nisi edhe procesi i numërimit të votave. Sipas rezulteteve në selinë blu, Berisha ka marrë 448 vota, 10 kundër ndërsa 10 kanë rezultuar të pavlefshme.

Rezultati në selinë blu:

Pro 448
Kunder 10
Abstenim 10
Te pavlefshme 10

Në disa degë ka përfunduar edhe procesi i numërimit, News24 sjell rezultatet;

Mbyllet numërimi në Maliq;

724 pro

7 kundër

4 të pavlefshme

Mbyllet numërimi për Pustecin

15 votues nga 66 aktivë.

13 PRO

1 ABSTENIM

1 E PAVLEFSHME

Mbyllet numërimi në Kolonjë;

213 pro

4 abstenim

Mbyllet numërimi në Korçë;

392 pro

18 kundër

7 abstenim

18 te pavlefshme

Po ashtu numërimi ka përfunduar në Dimal me pjesëmarrje 87 %, ndërsa pjesamarrja në Kuçovë ka qenë 88 % .

Përfundimi u numërimit në Devoll;
648 pro
29 kunder
15 abstenim
3 te pavlefshme

Përfundon numërimi në Lushnje;
550 pro
26 kundër
10 abstenim
6 të pavlefshme
592 votuan

Përfundon numërimi në Pogradec

295 pro
19 kundër
10 abstenim

Zgjedhjet në Degën e PD -Elbasan

-1181 total votues

1120 pro
33 kundër
12 abstenim
16 të pavlefshme

Përfundon numërimi në Shijak

303 vota pro

16 kundër

1 abstenim

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb