Irani ka ekzekutuar një shtetas të identifikuar si Mojtaba Qian, i cili akuzohej për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin gjatë konfliktit të fundit, sipas raportimeve të publikuara nga faqja zyrtare iraniane e drejtësisë Mizan.
Sipas këtij burimi, Qian dyshohej se kishte transmetuar informacione mbi njësitë dhe kapacitetet e industrisë mbrojtëse të Iranit. Ekzekutimi me varje është kryer në orët e para të mëngjesit, thuhet në raport. Mizan pretendon se informacionet e dhëna nga ai kishin lidhje me aftësitë mbrojtëse të Iranit gjatë luftës që, sipas tyre, u shkaktua në fund të shkurtit pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Republikës Islamike. Autoritetet iraniane e konsiderojnë rastin si pjesë të një hetimi për spiunazh dhe siguri kombëtare.
Sipas të njëjtave raportime, ekzekutimet në Iran janë shtuar në periudhën e fundit, kryesisht nën akuza për spiunazh ose për rrezikim të sigurisë kombëtare, që nga fillimi i konfliktit, megjithëse disa prej rasteve lidhen edhe me vepra penale të mëparshme.
Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, e rendisin Iranin ndër vendet me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë, pas Kinës. Organizata Iran Human Rights dhe Together Against the Death Penalty (ECPM) raportojnë se në vitin 2025 janë regjistruar të paktën 1,639 ekzekutime, një shifër rekord sipas tyre që nga viti 1989.
Mojtaba Kian Executed Over Alleged Ties to U.S. and Israel
Mojtaba Kian was executed this morning after being accused of intelligence cooperation with the United States and Israel.
Iranian authorities claimed that during the recent war, he had sent information and coordinates… pic.twitter.com/T1QdNXNNu6
— Rojhelat Info (@RojhelatInfo_En) May 24, 2026
