Japonia ka shprehur shqetësim për rritjen e aktivitetit ushtarak të Rusi në Lindjen e Largët, duke paralajmëruar për nevojën e forcimit të mbrojtjes në veri të vendit.
Ministri japonez i Mbrojtjes Shinjiro Koizumi deklaroi se Tokio duhet të mbajë një qëndrim të fortë mbrojtës në ishullin Hokkaido përballë zgjerimit të pranisë ushtarake ruse në rajon.
Sipas tij, autoritetet japoneze po monitorojnë nga afër lëvizjet dhe aktivitetet ushtarake të Moskës në Lindjen e Largët, ndërsa mbrojtja e territoreve veriore konsiderohet tashmë një prioritet strategjik për sigurinë kombëtare të Japonisë.
Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Rusisë kanë mbetur të tensionuara prej vitesh, veçanërisht për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale mbi ishujt Kuril, të cilët Tokio i konsideron territore të saj veriore.
