Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias viziton sot Tiranën për bisedime të nivelit të lartë që synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh, për atë të kufirit detar.

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka deklaruar se marrëveshja e arritur përpara vitit 2013, ishte një marrëveshje nga e cila fitonin të dy palët, por se ajo është sabotuar qëllimisht nga kryeministri aktual Edi Rama, për llogari të palëve të treta.

“Çdo ministër i qeverisë greke është i mirëpritur. Ne jemi në mbështetje të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me vendet fqinj dhe republikën helenike. Problemi për të cilin vjen Dendias është problemi i marrëveshjes së detit. PD ka dënuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj këtij problemi të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.
E theksoj se Rama për llogari të palëve të treta bëri gjithçka të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke”
, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb