Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BSHKIMI Europian e mbajtur ditën e djeshme në Bruksel.
Video me pamjet nga Brukseli janë shoqëruar me këngën “Per sempre sì” të Sal Da Vincit.
“Do të jemi unë dhe ti të lidhur për gjithë jetën me njëri-tjetrin”, thuhet në tekstin e këngës, referuar edhe retorikës së përdorur më parë nga kreu i qeverisë, ku anëtarësimin e vendin tonë në BE e ka konsideruar shpesh si martesë.
