Sergio Conceição dëshiron Olympique Marseille. Ish-trajneri I Milan, i cili së fundmi drejtoi Al-Ittihad Club në Arabinë Saudite, tani mund të kthehet në Europë.
Kështu ai do të mbetet i lirë dhe agjenti i tij, i njohuri Jorge Mendes, ka kontaktuar tashmë me klubin francez për t’i propozuar klientin e tij. Në orët e ardhshme, Marseille do të duhet të marrë një vendim për trajnerin e ardhshëm. Mes kandidatëve për pankinën është edhe Bruno Genesio.
