Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike. Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD në rrafshin organizativ do të jetë parti e seksionit.
Gjithashtu theksoi se PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, që është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi i PD në pushtet.
“Në këtë mbledhje do miratohen ndryshimet statutore, listat, propozimet e Këshillit Kombëtar, Grupin që do drejtojë Kuvendin. Ne finalizojmë procesin e zgjedhjeve në PD dhe sanksionojnë bazat, për një transformim të vërtetë të PD, transformim që nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike. Nënkupton organizimin për këtë forcë, modernizim dhe përpunimin e vizionit të kësaj partie. Në këto shtylla PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj që është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi i PD në pushtet. Ne synojmë të angazhojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë. Ne mbështetje më kryesore kemi demokracinë, lirinë demokracinë dhe ripërtëritje të fuqishme me anëtarësime të reja. Ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja, hapjen e dyerve në nivel seksioni dhe të gjitha nivelet, për prurje të reja”, tha ai.
