TIRANE – Të gjithë meshkujt do të donin që të ishin si Mel Gibson në filmin “Çfarë duan femrat”, ku ai dëgjon mendimet e tyre. Kjo, pasi meshkujt duan të dinë të vërtetën mbi aftësinë e tyre në shtrat dhe se sa të “egër” janë. Por, ndonëse i pyesin shpesh partneret, rrallë ndodh që meshkujt të jenë të bindur për aftësitë dhe sinqeritetin e vajzave në përgjigje. Megjithatë, në vazhdim po ju zbulojmë disa këshilla sesi të jeni të egër në shtrat, duke kënaqur partneren, por edhe veten tuaj.
Flirtoni edhe pas seksit
Shumica e meshkujve thonë që pas seksit me të cilin vërtet janë kënaqur, dëshirojnë që të dashurës t’i dërgojnë disa sinjale të ëmbla dhe t’i bëjnë të ditur që ia kanë kaluar shkëlqyeshëm.
Prekni vazhdimisht partneren tuaj
Djali që i pëlqeni do të shfrytëzojë çdo çast që të të prekë, sepse thjesht nuk mund t’i mbajë duart larg teje. Prekjet e tij janë përcaktues fizik se sa të dashuron.
“Ishte shkëlqyeshëm”
Kjo është shenjë shumë e qartë që “ke aftësi”, mirëpo ki parasysh që nëse të thotë se “ishte shkëlqyeshëm”, me siguri ashtu mendon, sepse në të kundërtën vetëm do të kishte heshtur. Femrat nuk e thonë këtë shprehje vetëm për të qenë të kujdesshme, por për shkak që dëshirojnë të vazhdosh të bësh atë që je duke e bërë.
Edhe ti ndihesh shkëlqyeshëm
Për seks nevojiten dy veta, kështu që nuk është me rëndësi vetëm që ajo të mendojë që je “egërsirë”, por që edhe ti të kënaqesh.
Provo pozicione të reja
Nëse dëshiron të provoni pozicione të reja, është e sigurt që dëshiron të bëjë çdo gjë që të të kënaqë. Natyrisht, nëse nuk kënaqesh në ndonjë prej lojërave të reja seksuale, duhet t’ia thuash, sepse qëllimi është që të dy të përjetoni kënaqësi.
(GSH/BalkanWeb)
