Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Mitrovicës, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku fillimisht ka shpërthyer një konflikt që më pas ka degraduar në përdorimin e një arme të ftohtë.
Viktima, një shtetas mashkull 37-vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në zonën e fytit, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, i cili është transportuar për trajtim mjekësor.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë duke arrestuar një person të dyshuar për krimin. Më pas, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe pritet që brenda afateve ligjore Prokuroria Themelore të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
