Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka verifikuar masat e sigurisë për të arrestuarit në një çështje që lidhet me hetime për pastrim parash, të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për Edi Brahajn, Ergys Kastratin dhe Saimir Pirran, ndërsa për Dritan Buzi u konfirmua masa “arrest shtëpie”.

Po ashtu, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Lefter Nelaj, duke e zëvendësuar “arrest në burg” me “detyrim paraqitjeje”.

Hetimet për këtë çështje vijojnë në bashkëpunim me autoritetet italiane, në kuadër të dyshimeve për veprimtari të organizuar në pastrimin e parave, bandë e cila drejtohej nga Italia nga Igli Kamberi.

Të dyshuar

Igli Kamberi

Ergys Kastrati

Nevila Kamberi

Idajet Kurti

Bardhok gjergji

Lefter Nelaj

Edi Brahaj

Dritan Buzi

Saimir Pirra

Sokol Fusha

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: