Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për çështjen e kryebashkiakut. Gjatë intervistës ka ngritur akuza për mënyrën se si po trajtohet procesi ndaj tij.

Sipas Ndrecës, mbrojtja synon të bëjë publike të vërtetën e Veliajt në këtë proces, ndërsa theksoi se procedurat po ndiqen me urgjencë dhe jashtë standardeve të zakonshme ligjore.

Avokati deklaroi se hetimi sipas tij tashmë ka përfunduar, duke shtuar se nuk ka arsye që seancat të zhvillohen pa transparencë.

“Duhet të tregojmë të vërtetën e zotit Veliaj në këtë proces. Nëse procedurat kalohen në mënyrë urgjente dhe nëse Veliaj mbahet jashtë çdo standardi, besojmë se drejtësia ka kaluar në një zonë tjetër dhe përpiqen të mbulohen gabimet e tjera të bëra. Sot kemi një hetim të mbaruar dhe jemi në një proces gjyqësor të hapur publik. Sekreti hetimore ruhet që të mos dëmtohet hetimi I prokurorisë. Por gjyqi nuk duhet të bëhet në skuta apo në errësirë. Çdo deklarues ka pranuar me vullnetin e tij të lirë, për deklarimet që ka bërë. Pra kjo është thjesht një strategji e prokurorisë viktimizuese. Sepse për hetimin nuk ka asnjë problem. Zoti Veliaj është në masën arrest në burg për një çështje konkrete. Po bëhen 15 muaj që zoti Veliaj mbahet për këto prova. Gjykata e Strasburgut thonë se duhet verifikuar kushtet e të qëndruarit të kësaj mase në fuqi çdo dy muaj. Po flasim për një çështje konkrete dhe një masë sigurimi që sistemi po përpiqet ta mbajë me kokëfortësi në fuqi. Në fakt më shumë se sa të mos lejojë lirinë e zotit Veliaj, port ë mos e çojë në detyrë. Pra mesa duket qëllimi nuk është thjesht të mos lëmë zotin Veliaj të lirë, port ë mos shkojë në detyrë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: