Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.

Sipas informacioneve, i riu mbeti i plagosur në bark, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin dhe nisi kërkimet për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur. Për këtë arsye, ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë. Lidhur me ngjarjen, 23-vjeçari ka deklaruar se autori i kishte një shumë parash borxh.

Sipas tij, ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre ka degraduar në konflikt fizik dhe më pas në përdorimin e thikës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: