Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka prezantuar këtë të hënë Drejtuesen e re të institucionit, Rudina Degjoni, e cila merr zyrtarisht drejtimin e spitalit më të madh universitar në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, Degjoni vjen në krye të QSUT-së pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se përvoja e saj profesionale do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve menaxheriale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Emërimi i Rudina Degjonit vjen pas lirimit nga detyra të ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të QSUT-së, Anxhela Paparizo.

Postimi I Qsut
Postimi I Qsut

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb