Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Geraldo Biba, efektivin e policisë private të ndaluar pas incidentit të ndodhur në Zvërnec më 30 maj.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të hënë dhe u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, ndërsa çështja u përfaqësua nga prokurorja Julinda Gjika.

Gjatë seancës, prokuroria paraqiti kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të ndaluarit. Pas shqyrtimit të rrethanave të çështjes dhe dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e organit të akuzës.

Për rrjedhojë, ndaj Geraldo Bibës u la në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet për ngjarjen e ndodhur në Zvërnec vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb