Në Tiranë po zhvillohet protesta më masive qytetare e viteve të fundit. Mijëra qytetarë marshuan nga sheshi Skënderbej, Ministria e Brendshme dhe mbëritën para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec.

Qytetarët dëgjohen edhe teksa thërrasin “Dorëheqje”. Ata kërkojnë anulimin e projektit që parashikon investime turistike në Zvërnec, por që janë ngritur pretendime se po falet toka shtetërore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb