Njëzëri, nga protesta që po mbahet sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ka pasur thirrje kundër Policisë së Shtetit.
Duke marrë shkas nga incidenti në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga polici privat dhe policia nuk ndërhyri, sot protestuesit në Tiranë bën thirrje që policia të heqë kapelet.
“Nuk është turp të jesh polic, por mos të zbatosh ligjin kur ke veshur uniformën.”, tha një protestuese.
