Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kaninës. Dy automjete janë  përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda tij.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: