Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit zhvillohet sot procesi konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.
Në garë marrin pjesë 21 punonjës policie, të cilët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni përkatës.
Pas përfundimit të testimit dhe intervistimit, kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbulluara, ndërsa nga lista fituese do të përzgjidhen katër emrat që do të emërohen në krye të drejtorive vendore të policisë në këto qarqe.
Ndërkohë vakante mbeten edhe drejtimet e policisë në Tiranë dhe Vlorë, por për këto dy qarqe pritet të hapet një procedurë e veçantë konkurrimi.
LISTA E KANDIDATEVE
Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda
