Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa në fjalën e tij në konferencë më kryeministrin Edi Rama u pyet për Zvërnecin.

Gjatë fjalës së tij Costa theksoi se në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin.

“Në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Nuk mund të flas për një projekt të veçantë… Me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb