Gjatë konferencës për shtyp në krah të Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, Kryeministri Edi Rama u përball me pyetjen e gazetarit tonë lidhur me protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec.

Gjatë përgjigjes së tij, Rama iu referua edhe televizionit News24, duke përsëritur sulmet që ka bërë edhe në raste të tjera ndaj tij.

Reagimi i kryeministrit erdhi teksa ditët e fundit, News24 është i vetmi televizion që transmeton protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe i vetmi që raporton lidhur me kundërshtimet ndaj projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit.

Pas përgjigjes së Ramës që nuk kishte shumë lidhje me pyetjen, konferenca për shtyp u mbyll pa vijuar me pyetje të tjera.

Ndërkohë, protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec të cilat transmetohen vetëm në televizionin News24, vijojnë sot në ditën e tretë, ku qytetarët kërkojnë më shumë transparencë për projektet dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb