Një telefonatë tejet e tensionuar që ka zgjatur mbi një orë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu raportohet se ka ndryshuar tërësisht rrjedhën e luftës në frontin libanez. Ky komunikim dramatik ka sjellë reagime të forta brenda Izraelit dhe ka tronditur zhvillimet diplomatike në mbarë rajonin.

Sipas mediave ndërkombëtare, menjëherë pas kësaj bisede, Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë përpara me urgjencë një marrëveshje për armëpushim në Liban, me synimin e qartë për të ndalur menjëherë operacionet ushtarake izraelite kundër Hezbollahut.

Prapaskenat e këtij komunikimi janë sa dramatike, aq edhe vendimtare për fatin e rajonit. Raportimet e para flasin për një zmbrapsje të ushtrisë izraelite në sekondat e fundit:

-Një operacion i madh dhe i zgjeruar i ushtrisë izraelite (IDF) në Bejrut është anuluar në minutat e fundit pas ndërhyrjes së Trump.

-Ky vendim i Netanyahut ka ndezur debate të ashpra politike brenda vendit, ku opozita ka sulmuar ashpër qeverinë për dështim në menaxhimin e situatës dhe gjunjëzim para aleatëve.

-Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, situata mbetet një “fuqi baruti”. Përleshje të herëpashershme dhe sulme të kufizuara po regjistrohen në jug të Libanit dhe në zonat kufitare.

Në të njëjtën kohë që SHBA dhe Izraeli po diskutojnë fatin e armëpushimit, raportimet sekrete flasin për rritje të tensioneve diplomatike ku i fituar po del Irani. Teherani zyrtar po shihet si një faktor që po forcon me shpejtësi pozitat e tij në negociatat me Uashingtonin, duke shfrytëzuar çdo lëkundje në frontin libanez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb