Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi
Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë që rrëzoi si të paligjshëm largimin e tij.
Administrativja vendosi në janar se shkarkimi i Dokushit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale.
Alban Dokushi u largua nga detyra nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
