Gazetari Osman Stafa, në një intervistë në “News24” foli për protestën e cila është zhvilluar prej 3 ditësh në Tiranë. Protesta nisi pas dhunës së ndodhur në Zvërnec, ku protestuesit kërkuan anulim të projektit në zonat e mbrojtura.

Gjatë fjalës së tij, gazetari Stafa tha se dhuna dhe tërheqja zvarrë e protestuesit dhe mosreagimi i policisë ishte pika që mbushi kupën dhe solli edhe revoltë.

“Mjaftoi ai momenti kur ti kupton që shteti në vendin tënd nuk ekziston, ti kishe policinë e Vlorës ku ai tërhiqej zvarrë, thoshte fik kamerat, pamjet janë aty. Pra nëse protesta nisi si formë reagimi ku zonat e mbrojtura tonat nuk duhet të shkatërrohen. Këtu është shkatërruar çdo gjë. Këshilli Kombëtar i Territorit mund të japë leje cilitdo, dhe tani po futen edhe tek zonat e mbrojtura. Nëse në protestën e parë kishte mesazhe për Rrjollin Zvërnecin, zonat e mbrojtura, tashmë është artikuluar edhe për sistemin arsimor, për shpopullim, çmimet e shtrenjta, siguria ushqimore. Dhe ata që protestojnë janë të rinj, për 3-4 orë sa zgjasin protesta, mbahet e gjallë me thirrje reagime. Dalin me një deklaratë tjetër për dorëheqje. Thirrje edhe për qeverinë dhe opozitën, nuk i duan”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: