INDI- Në vetëm 5 minuta ajo mund të thotë kryeqytetet e 196 shteteve të botës. Ndoshta nuk e besoni por është thjesht një 2-vjeçare.
Vogëlushja nga Edinburgh, Rakshitha Kumar nisi të mësonte kryeqytetet e botës gjatë një udhëtimi prej 11-orësh në avion, teksa prindërit përpiqeshin që ta hutonin vajzën. Ata nisën t’i tregonin kryeqytetet e botës.
“Gruaja dhe vajza u kthyen nga India në Britani në mars dhe gjatë fluturimit ne po përpiqeshim që t’i largonim mendjen Rakshithas, duke i treguar asaj që kryeqyteti i Indisë është New Dehli dhe vendin ku do të shkonim ishte Londra.
Ne u befasuam kur erdhëm në shtëpi, pasi një ditë më pas ajo i mbante mend të gjithë kryeqytetet që i kishim thënë. Qëkur ishte më e vogël ajo interesohej për librat dhe memoria e saj ishte e habitshme”, tregon babai i vajzës.
Megjithatë vogëlushja nuk di të thotë vetëm kryeqytete, ajo arrin të mbajë mend dhe të recitojë edhe vjershat dhe ninullat që asaj i këndohen.
(ma.ar/BalkanWeb)
