Teksa kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat tha se ishte gati të jepte dorëheqje dhe qytetarët të zgjidhnin kë të donin për kryeministër, dhe se ai do të shkonte në katund, nuk mungon as ironia nga protesta.
Një qytetar, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se Rama para se të dorëhiqej, të anulonte projektin e Zvërnecit dhe të jepte llogari para drejtësisë e më pas të shkonte ku të donte.
“Ai tha që jam gat të japë dorëheqje dhe të shkojë në katund. Por fillimisht, të anulojë projektin. Të japë llogari para drejtësisë dhe të shkojë ku të dojë. Ali Asllani ka thënë: koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve.”, tha ai.
