Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj dha mendimin e tij pas humbjes 0-1 me Izraelin.

“Të them të drejtën kur luaj me fanellën e Shqipërisë, është objektivi të jap maksimumin deri sa të kem fuqi dhe kështu do të vazhdoj deri sa t’ia dal.

Ky është një trajner i ri, ka ide të reja, që besoj me kohën do sistemohen, se kemi pasur vetëm 4 ditë kohë që të rregullojmë aksione mbrojtëse e sulmuese. Por është pozitiv, sheh një lojë më sulmuese se sa kemi bërë më parë. Shpresoj që të gjitha të ndihmojmë që të jemi më mirë për ndeshjet e radhës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb