Zbulohet emri i punonjësit te policisë që ka humbur jetën. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Enea Mekollin dhe punonjësi i policisë që është plagosur quhet Edison Adri, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve nga policia mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.
Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit nën kërkim dhe policisë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i shpallur në kërkim që edhe është ndaluar. Theksojmë që ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan.
Po ashtu bëhet e ditur se fillimisht policia i kishte shkuar te shtëpia personit të shpallur në kërkim, shtetasit Violand Bracellari, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u qëllua për vdekje polici dhe u plagos kolegu i tij. Po ashtu raportohet se autori i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në spital, pasi dhe ai është plagosur.
