News24 ka siguruar pamje nga mbërritja te Sptali i Traumës i efektivit të “Shqiponjave” Edison Adri, i cili u plagos në ngajrjen në Maliq, ku humbi jetën dhe kolegu i tij Enea Mekolli.
Autori i ngjarjes, Violand Braçellari gjithashtu mbeti i plagosur gjatë aksionit të policisë. Ndërsa në ambientet e Traumës, ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Skënder Hita.
Stani ku fshihej autori i ngjarjes, 43-vjeçari Violand Braçellari ishte i pajisur me kamera sigurie. Gjithashtu autori kishte krijuar edhe disa ambiente të tjera për t’u fshehur.
