Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas gati më shumë se 5 orë e 30 minuta.
Pas daljes së tij nga së tij nga ambientet e SPAK, Tare nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, por është larguar i heshtur.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht Igli Tares se është vënë nën hetim në kuadër të dosjes “Balluku”.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët për Balkanweb se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.
Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.
Hetimet ndaj Tares po zhvillohen në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
