Plot mesazhe kundër klasës politike në vend vijnë nga protesta e 5 që po mbajnë qytetarët kundër projektit të Zvërnecit.
Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor për dorëheqjen e Ramës, si dhe burgosjen e tij dhe të liderit të PD-së, Sali Berisha.
