Një moment tensioni ka qenë ai i pak momenteve më parë në protestën në mbrojtje të Zvërnecit.
Organizatorët kanë bërë thirrje për durim dhe për mos rënie pre e provokimeve që kërkojnë sipas tyre nxitjen e dhunës.
“E dimë që jeni të zemëruar po ruani qetësinë sepse këtu kam babanë e Martinit që mes nesh qan. Ruani durimit ta zhdukim me të mirë këtë. Kemi prani grash dhe fëmijësh. Jemi këtu për 1001 halle”, thanë ata.
