Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës, teksa ka nxjerrë pamje nga protesta që po organizojnë sot qytetarët në Tiranë.
Në një reagim në ‘Facebook’, ku ka postuar dhe pamje nga protesta, Salianji thekson se ka ardhur koha që ky model qeverisjeje dhe i korruptuar të marrë fund.
“Rama, jep dorëheqjen! Kjo është thirrja që sot dëgjohet në mbarë Shqipërinë. Prepotenca, korrupsioni, abuzimet dhe papërgjegjshmëria në qeverisje kanë rënduar jetën e qytetarëve dhe kanë minuar besimin te shteti. Ka ardhur koha që ky model qeverisjeje i korruptuar të marrë fund dhe Shqipëria të hapë një kapitull të ri me përgjegjësi, transparencë dhe shpresë për të ardhmen!”, shkruan Salianji.
