Një protestues nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” iu bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi në Zvërnec po ngrihet një kurth, me heqjen e gardhit metalik.
Ai tha se qytetarët ftohen të protestojnë atje, që më pas të ‘mbahen peng’. Ai bëri thirrje që protesta të mbahet në Tiranë.
“Ju lutem shumë, kini kujdes. Kanë hequr gardhin atje në Zvërnec, ju kanë ngritur kurth shqiptarëve, dhe po hu thonë shqiptarëve; shkoni protestoni atje, që t’i shantazhojnë më pas. Qeveria është në Tiranë, mblidhuni të gjithë në Tiranë që ta bllokojmë, mos bini pre e provokimeve se këto janë kurthe. Ka dhe disa qytetarë që vijnë këtu dhe flasin për parti. Kujdes se shqiptari e vret tradhtarin!”, tha ai.
