Protesta kundër projektit në Zvërnec vijon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Protestuesit lëshuan thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur në kor: “Edi Rama, o i pangopur, dorëhiqu!”. Thirrja u përsërit disa herë nga turma, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta ironizuese për qeverinë dhe flamuj kombëtarë.

Qytetarët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit, duke kërkuar anulimin e projektit. Sipas tyre, zhvillimi nuk duhet të cenojë zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore të vendit.

Kjo është protesta e 5-të, ndërsa qytetarët kanë shpalosur tanimë edhe kërkesat e tyre me të cilave për dorëheqjen e qeverisë si dhe anulimin e projektit të Zvërnecit dhe paketat ligjore për Paketën e Maleve e Investitorët Strategjikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb