Protestat që prej ditësh zhvillohet në Tiranë kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Qytetarët shqiptarët me mijëra kanë dalë në shesh me parullat “Atdheu nuk është në shitje”, “Edi Rama dorëhiqu”, për më shumë se 3 orë kanë protestuar kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Kjo protestë është thirrur të mbahet edhe ditën e sotme.

“BBC”, “The Indipendent”, “Financial Times”, i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur në Tiranë, e cila është shtrirë edhe në Durrës, tashmë dhe Vlorë.

Shqiptarët, protestojnë kundër projektit në Zvërnec dhe pakënaqësive qeveritare”, shkruajnë mediat e huaja. Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj, fëmijë, nëna  më foshnjë, vajza e djem, të moshuar, të gjithë kundër pakënaqësive dhe padrejtësive me të cilën përballen prej vitesh nga qeverisja Rama.

“Protestuesit thonë se planet për zhvillimin përbëjnë një kërcënim për flamingot – të cilat janë një specie e mbrojtur – si dhe specie të tjera në zonën e mbrojtur të ligatinave.”, shkruan BBC.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu “Reuters” e “CNN” i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur në Tiranë. Një nga protestat më të mëdha ku janë përfshirë mijëra qytetarë dhe që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 


Ishte dhuna e përdorur gjatë një proteste që po zhvillohej në Zvërnec, ku punonjës të policisë private, tërhoqën zvarrë një protestues për disa metra. Kjo solli më pas reagime masive dhe protesta që vijojnë tashmë prej disa ditësh në kryeqytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb