KAS sot vendosi që të gjykojë në tehmel çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili akuzohet për fshehje të dënimit të tij në formularin e dekriminalizimit.

Në një dalje për mediat, ish-kandidat i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi përshëndeti vendimin, ndërsa theksoi se Hajdari duhet të shkarkohet.

“Ditën e hënë do të mblidhet KAS në orën 9:00. Si kjo histori nuk ka ndodhur asnjëherë në vend ku një kryetar apo kandidat të vetëm në Shqipëri që të jetë i dënuar dhe të fshehë këtë fakt në formularin e dekriminalizimin. Falënderojmë KASIN që mori përsipër këtë çështje, kjo betejë do të vijojë. Shpresoj që kjo zgjedhje të jepet sa më shpejt dhe Kreshnik Hajdari të shkarkohet”, tha Maliqi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: