Energjia dhe vendosmëria e qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë vijon për të gjashtën ditë radhazi, një revoltë kundër qeverisë e cila sa vjen dhe ndizet.

Edhe sot, protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë për të kundërshtuar qeverinë dhe projektin në Zvërnec, duke treguar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre.

Me pankarta në duar, flamuj dhe thirrje të vazhdueshme, qytetarët mbushën sheshin përpara godinës së qeverisë.

Mes sloganëve që dominuan protestën ishte edhe thirrja “Rama dorëhiqu!”, e përsëritur vazhdimisht nga pjesëmarrësit.

Protesta Rama Dorehiqu
Protesta Rama Dorehiqu

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin dhe rezistencën e tyre, deri në largimin e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb