Protesta e gjashtë radhazi para Kryeministrisë vijon me thirrje, pankarta dhe mesazhe të forta nga qytetarët e mbledhur në shesh.
Mes sloganeve kundër qeverisë dhe kërkesave për ndryshim, një prej deklaratave të forta ishte edhe thirrja: “Po qe se do të vdesim, të vdesim sot për Shqipërinë dhe ta çlirojmë nga keqqeverisja”.
Pjesëmarrësit shprehën vendosmërinë për të vijuar protestat, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, për largimin e qeverisë dhe anulimin e projektit në Zvërnec.
