Protestat në kryeqytet kanë hyrë në ditën e gjashtë, me qytetarë që vijojnë thirrjet për ndryshim politik dhe largimin e klasës aktuale drejtuese. Mes deklaratave, protestuesit kanë akuzuar qeverinë dhe opozitën për përgjegjësi të përbashkëta gjatë tre dekadave të fundit në politikën shqiptare.
“Na thanë se na paguan serbi e greku, pastaj doli që na paguan edhe Irani. Ne jemi këtu për t’u thënë se nuk tallemi”, u shpreh një protestuese gjatë tubimit.
Duke iu referuar deklaratave të ditëve të fundit, ajo tha se kërkesat e qytetarëve nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.
“Na thanë që do të ketë dorëheqje, por kur i thamë aman ik, tha jo, unë do të rri”, shtoi ajo, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Protestuesja akuzoi gjithashtu qeverinë edhe opozitën, për mënyrën e funksionimit të sistemit politik ndër vite.
“Për 35 vite Berisha dhe Rama nuk kanë lënë votë pa grabitur. Kam një mesazh: zhdukuni që këtu!”, deklaroi ai mes thirrjeve të protestuesve.
