Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur med gjendjen e tyre shëndetësore apo identitetin e personave të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb