Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka marrë fjalën në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, duke bërë një denoncim të fortë lidhur me ndërhyrjet teknologjike për të zbehur transmetimin e tubimit masiv, si dhe duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për organizimin.

Progni ka zbuluar se ka pasur tentativa të qëllimshme për të ndërprerë valët e internetit me qëllim që pamjet e revoltës qytetare të mos përhapeshin live në rrjetet sociale.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe mirëkuptim pranë zonës së regjisë për të ruajtur mbarëvajtjen e fjalimeve.

“Nuk do ndalojmë asnjëri të flasë, por ka një gjë. Nëse nuk kemi kulturë të presim radhën e njëri-tjetrit, nuk i kërkojmë dot kulturë dhe dorëheqje këtij maskarai që na vjedh. Mos na shtyni se do na prishen pajisjet, siç na prishën internetin për të mos u dhënë protesta në rrjetet sociale. Nuk do ndalohet askush të flasë”, deklaroi Progni nga podiumi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb