Dy persona janë dhunuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, ndërkohë që është goditur me sende të forta edhe një automjet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Automjeti i shkatërruar me sende të forta rezulton në pronësi të të dhunuarve. Në vendngjarje është gjendur policia e Sarandës dhe forcat e FNSH, të cilat kanë shoqëruar disa persona me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb