Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se qytetarët e Lushnjes sot folën duke protestuar dhe kërkuar investime nga qeveria.
Korreshi shkruan se sot, Lushnja ka folur me protestë, duke kërkuar spital rajonal me kushte dinjitoze.

“Sot Lushnja foli, qytetarët kërkuan një Spital Rajonal me kushte dhe standarde dinjitoze për të gjithë ne.”, shkruan deputeti demokrat, Saimir Korreshi në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit folën për problematikat që hasin në marrjen e shërbimeve shëndetësore, duke denoncuar mungesat në infrastrukturë dhe kushtet e trajtimit të pacientëve. Pas grumbullimit, protestuesit nisën marshimin në këmbë drejt bashkisë së qytetit, ku pritet të zhvillojnë një tubim në shesh për të përcjellë kërkesat e tyre para autoriteteve vendore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: