Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të dëshmojë në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, që lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv gjatë kohës kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.

Ruli është thirrur si dëshmitar për të sqaruar rrethanat dhe vendimmarrjet institucionale të asaj periudhe, kur ai mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe ishte i përfshirë në proceset e administrimit të pronave shtetërore.

Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar masa ‘Detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: