Protesta e Tiranës ka kapërcyer kufijtë, ndërsa po mbahet kudo ku ka shqiptarë. Edhe dje, u zhvillua protestë në Bolonja të Italisë, që ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Bolognia Today ka raportuar protestën, ndërsa ka marrë përshtypjet e qytetarëve shqiptarë mbi protestën.
Detjon Begaj, një shqiptar që ishte pjesë e protestës së djeshme pohoi për median italiane se ata po protestojnë jo vetëm kundër Ramës, por dhe Berishës.
“E gjithë Diaspora shqiptare po proteston, kryesisht për Lagunën e Nartës. Kjo lëvizje është zgjeruar, kundër korrupsionit, të drejtave civile. Ndaj jemi pjesë e kësaj lëvizjeje, për të mbështetur vendin tonë. Është lëvizje kundër Ramës dhe Berishës.”, tha ai.
Protestë edhe në Breshia (Pamjet më poshtë)
